Nga Kina në Beograd, një muaj udhëtim duhet për një tren mallrash
Një tren mallrash ka arritur të enjten në Kinë për të inauguruar linjën e re hekurudhore për trena të mallrave mes Kinës dhe Serbisë.

Transporti hekurudhor është një prej pikave kyçe në Iniciativën globale kineze.

Linja e shpejtë hekurudhore nga Beogradi në Budapest është pjesë e Korridorit të 10 Hekurudhor, projekt që përfshin edhe Serbinë në Iniciativën kineze.

“Ne nuk do të ishim në gjendje të bënim këtë punë pa miqtë tanë kinezë. Kompanitë kineze janë aktive në ndërtimin e të gjitha pjesëve të shtetit tonë”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në ceremoninë hapëse të stacionit të trenit, Beogradi i Ri.

Trenit të mallrave i është dashur një muaj për të kaluar 10.500 kilometra nga qyteti kinez, Jinan për në kryeqytetin serb.

Treni ka dërguar në Serbi më shumë se 500 tonë pajisje për ndërtim, të cilat do të përdoren nga kompanitë kineze për ndërtim të linjës së shpejtë hekururodhore në mes të Beogradit dhe kryeqytetit hungarez. Budapestit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Serbisë ka thënë së fundmi për Radion Evropa e lirë se frekuenca e linjës në mes të Kinës dhe Serbisë do të varet nga interesi i kompanive kineze që veprojnë në Serbi dhe kompanive serbe që veprojnë në Kinë.

Vlera e kontratës për modernizimin e linjës së shpejtë hekururdhore është 350 milionë dollarë./REL
Shtuar më 25/10/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori