Nga 2020, Rusia i ofron Turqisë mbrojtje ajrore S-400
Rusia do të fillojë zbatimin e kontratës për ofrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 me Turqinë në fillim të vitit 2020">2020.
Kështu ka bërë të ditur ndihmësi presidencial për bashkëpunimin ushtarak, për një transmetues rus.

Sipas Vladimir Kozhin, ishte Turqia ajo e cila shprehu dëshirën për të përshpejtuar zbatimin e kësaj kontrate.

Kozhin tha gjithashtu se Rusia ka pasur kërkesa nga Greqia dhe administrata greke qipriote për furnizimet e armëve të reja, por shtoi se është tepër herët për të dhënë detaje rreth kësaj çështjeje.

Sistemi S400 përbëhet nga të paktën një qendër komandimi të lëvizshëm, tetë lëshues dhe 32 raketa.

Ky sistem raketash është në gjendje të zbulojë objektiva në një distancë prej 600 kilometrash dhe të shmangë objektivat si avionët vjedhurazi dhe raketat balistike.

Dhjetorin e kaluar, Turqia njoftoi se kishte përfunduar një marrëveshje me Rusinë për blerjen e dy sistemeve S-400 deri në fillim të 2020">2020. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori