"Newsweek" ne shitje
Albeu.com
“Washington Post” ka njoftuar se po shqyrton mundësinë për shitjen e revistës “Newsweek”. Revista ka punuar me humbje në vitet e fundit dhe pronari i saj njoftoi se pret humbje edhe këtë vit.
Si rezultat i kësaj, shefi ekzekutiv i “Washington Post”, Donal Graham, tha se revista “mund të përshtatet më mirë diku tjetër”.

Gazeta njoftoi se ka angazhuar bankën e investimeve Allen & Company për të gjetur një blerës për revistën.

Si shumë revista në gjithë botën, “Newsweek” është përballur me rënie në të ardhurat nga reklamat gjatë recesionit ekonomik.

Gjithashtu, ajo u godit edhe nga mbështetja e lexuesve gjithnjë e më shumë në lajmet falas online.

“Newsweek” ka filluar punën në vitin 1933 dhe është blerë nga “Washington Post” më 1961.
Shtuar më 06/05/2010, ora 13:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori