New Orleans, sulmohen me hanxhar agjentët e aeroportit
Momente terrori në aeroportin ndërkombëtar "Louis Armstrong" të New Orleans, në SHBA, ku një person ka sulmuar dy agjentë policie me një hanxhar. Sipas raportimeve të mediave amerikane, agjentët kanë mundur të reagojnë duke përdorur pistoletat dhe duke e qëlluar disa herë agresorin, që aktualisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas versioneve të para të ngjarjes, agresori, 63 vjeç, ka përdorur spraj për insektet në sytë e një polici dhe më pas ka nxjerrë një thikë të gjatë duke goditur me të një polic tjetër.

Në atë pikë, mes panikut të njerëzve që kishin populluar zonën e aeroportit, ka nisur ndjekja e agresorit i cili është qëlluar disa herë nga një agjent. Përveç oficerit të sulmuar me hanxhar, një tjetër person ka mbetur i plagosur nga një plumb që e ka gërvishtur pak.

Njerëz të tjerë kanë mbetur më pas të trembur nga kaosi i krijuar nga agresioni dhe më pas të shtënat, me shumë prej tyre që kanë vrapuar për të shpëtuar dhe të tjerë që janë fshehur prapa kolltuqeve të sallës së pritjes së aeroportit. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2015, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori