Netanyahu: Po skadon koha për të ndalur Iranin
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për skadimin e afatit për ndalimin e programin bërthamor të Iranit. Gjatë një konference të dhënë në SHBA, Netanyahu deklaroi se Izraeli ishte i vendosur për të parandaluar Iranin të posedonte armë bërthamore.


"Izraeli ka pritur për diplomacinë të funksionojë. Kemi pritur për sanksionet të funksionojnë. Askush prej nesh nuk mund ta përballojë të presë më gjatë. Si kryeministër i Izraelit, unë kurrë nuk do të le të njerëzit e mi jetojnë në hijen e asgjësimit.Shteti hebre nuk do të lejojë që ata që kërkojnë shkatërrimin tonë të zotërojnë mjetet për ta arritur këtë qëllim. Një Iran me armë bërthamore duhet të ndalur", - tha Netanyahu. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2012, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori