Netanjahu shperfill kerkesat e SHBA-se lidhur me kolonite hebreje
Albeu.com
Duke deklaruar se Izraeli nuk do të pranojë urdhëra lidhur me çështjen e kolonive hebreje në Jerusalemin Lindor, kryeministri Benjamin Netanjahu refuzoi sot një kërkesë të SHBA-së për ngrirjen e planeve për ndërtimin e shtëpive të reja në këtë zonë.Mosmarrëveshja e fundit me Uashingtonin lidhur me projektin për ndërtimin e 20 apartamenteve të reja në një pjesë të Jerusalemit, i aneksuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967, mund të thellojë më tej krisjen në marrëdhëniet ndërmjet dy aleatëve tradicionalë.
Shtuar më 19/07/2009, ora 23:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori