Netanjahu-Obamës: Mos lejoni fuqizimin e Iranit bërthamor
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka zhvilluar një takim kokë më kokë me presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të "mos lejojnë që Irani të shndërrohet në super-fuqi bërthamore", shkruan Rel.

Netanjahu ka thënë se negociatat e 6 fuqive botërore që po zhvillojnë me Iranin, të mos tërhiqen nga synimi i tyre, për të ndaluar zhvillimin bërthamor të Iranit.

Mësohet se Obama nga ana e tij ka kërkuar që të mund të gjendet një mënyrë që të ndalen konfliktet në Rripin e Gazas. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori