Netanjahu kerkon bisedime direkte me palestinezet
Albeu.com
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë do të kërkojë bisedime direkte me palestinezët. Netanjahu udhëton nesër drejt Uashingtonit, ku të martën pritet të takohet me presidentin Barak Obama.
SHBA-të kanë ndërmjetësuar bisedimet jo të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve që nga muaji maj. Palestinezët nuk kanë treguar gatishmëri për takime direkte, pasi Izraeli nuk ka respektuar premtimin për ngrirjen e të gjitha aktiviteteve në vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara.
Shtuar më 04/07/2010, ora 14:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori