Nesër në Francë pezullohet gjendja e jashtëzakonshme
Albeu.com
Në Francë nesër do të pezullohet para kohe gjendja e jashtëzakonshme, e vendosur pas trazirave më të fundit të të rinjve në vjeshtë. Që nga e mërkura kjo masë nuk do të jetë më në fuqi, bëri të ditur Zyra presidenciale në Paris.Autoritetet u druajtën se përleshjet do të rindizeshin natën e vitit të ri. Por ndërrimi i viteve kaloi relativisht qetë. Gjendja e jashtëzakonshme ishte planifikuar të qëndronte në fuqi deri në fund të shkurtit. Ajo u mundëson autoriteteve të reagojnë me ndalim liri daljeje kundër trazirave në lagjet problematike.
Shtuar më 03/01/2006, ora 18:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori