Neonazistët grekë, skandal me gazetarët (VIDEO)
Nikos Michaloliakos, lideri i neonazistëve grekë mbajti para medias një fjalim “alla Hitler” pas rezultatit që arriti në zgjedhjet në Greqi ku mori 7 për qind të votave.

Ajo çfarë ka shkaktuar më shumë habi ka qenë nisja e konferencës. Organizatori i saj ka marrë masa që para se të niste konferenca, gazetarët ta prisnin si hero kreun e partisë neonaziste.

Në videon që sjell portal Albeu.com, organizatori i konferencës kërcënon gazetarët se nëse nuk ngrihen në këmbë do t’i nxjerrë jashtë.

Gazetarët janë detyruar të ngrihen në këmbë në shenjë “respekti” duke kundërshtuar imponimin e ardhur. Por kur gazetarët e shprehin këtë shqetësim tek kreu i partisë neonaziste që po bëhet gati të nisë deklaratën, ku u përgjigjet në mënyrë arrogante: ”A ngriheni në këmbë për Samaras dhe Papandreun, bëjeni këtë në shenjë respekti”. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2012, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori