Daniela Falconen 43 vjeç, ka vrarë me gërshërë të
birin Carmine De Santis 10 vjeç, e më pas me po të njëjtat gërshërë tentoi të vriste veten.
Shkak për ngjarjen tragjike është bërë një zënkë mes bashkëshortëve, për një lidhje jashtë martese që kishte burri i Danjelës me një femër e cila tashmë ishte shtatzënë.
Ditën e shtunë
gruaja bashkë me të
birin u larguan nga shtëpija duke u fshehur në zonën e Silano, çka bëri që i shoqi të denoncojë zhdukjen e tyre dhe të deklarojë sherrin.
Pas kërkimeve intensive nënë e bir u gjetën në një rrugë të vjetër ku vogëlushi prehej i pajetë për shkak të një plage të thella në fyt. Ndërkohë
gruaja ishte ende në jetë dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Të shokuar nga krimi i rëndë, njerëzit që e njihnin e cilësuan
Daniela Falconen e cilësojnë si një grua të ekuilibruar dhe të afërmit e saj nuk mund t'a pranojnë se ky krim makabër mund të jetë kryer nga ajo, në çfardolloj situate. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2014,
ora 17:25