Nëna s'doli nga shtëpia nga frika e COVID-19, foshnja vdes nga kequshqyerja
Një vajzë një muajshe vdiq në spitalin Nocera, në zonën e Salerno pasi kishte mbërritur e paushqyer dhe në kushte shumë të rënda.

Vajza e vogël u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.

Sipas gazetës “La Città di Salerno”, foshnja ishte kequshqyer pasi nëna, nga frika e koronavirusit, nuk kishte kërkuar ndihmë nga mjekët dhe refuzonte të dilte nga shtëpia.

Ditët e fundit, megjithatë, situata është përkeqësuar. Kur prindërit u paraqitën me fëmijën në urgjencën e spitalit Umberto I në Nocera të premten e kaluar, situata ishte tashmë e dëshpëruar, shkruan oranews.

Përpjekjet për ta shpëtuar ishin të padobishme: foshnja vdiq të enjten, ndërsaa Prokuroria ka nisur edhe një hetim për çështjen.

Shtuar më 04/12/2020, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori