Nëna me dy vajzat gjendet e pajetë në apartament, dyshohet se ndërruan jetë nga uria
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vienë të Austrisë, ku një grua së bashku me dy vjazat e saj janë gjetur të pajeta, ndërsa trupi i tyre po kompozohej.

Sipas medieve, dyshimet e para flasin për një vdekje nga uria, por fqinjët e tyre shprehen se kishin parë të hynin çanta me ushqim brenda.

Vesna Miloseviç, 46-vjeçe dhe vajzat e saj 18-vjeçare Suzana dhe Tanja, nuk kishin shenja dhuna në trup, e kësisoj pavarësisht autopsisë, ende nuk dihet saktësisht shkaqet e vdekjes.

Sipas Blic, kur zjarrfikësit u futën në shtëpi, dy vajzat i gjetën në shtretërit e tyre, ndërsa trupi i nënës së saj ndodhej në katin poshtë tyre.

Prindërit e Vanesës, shprehen se Vesna dhe bashkëshorti i saj ishin shpërngulur nga Serbia drejt Austrisë kur binjaket ishin vetëm 7 muajshe, por atje kishte zbuluar se bashkëshorti ishte i martuar. Kjo kishte çuar në divorc mes tyre, çka ka sjellë edhe shumë zënka.

Po ashtu, sipas medieve fqinjët se kishin dëgjuar zënka dhe zhurma të çuditshme që vinin nga shtëpia e Vesnas gjatë gjithë kohës, deri më 1 Prill, kur ra qetësia.

Raportimet thonë se Vesna kishte kërkuar ndihmë në shoqatë për gratë, teksa kishte shkuar atje për të shpëtuar nga dhuna e ish-bashkëshortit. Rreth 2 vjet më parë, punonjësit socialë që vizituan familjen thanë se Vesna kishte iluzione psikologjike, ndërsa vajzat ishin në akth dhe të frikësuara. Megjithatë punonjësit nuk qenë në gjendje të përcaktonin nëse ato kërcënoheshin nga diçka.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e viktimave nuk është gjetur ushqim, gjë që forcon dyshimet se 46-vjeçarja mund të ketë bindur vajzat e saj që të mos hanin, çka ka shkaktuar edhe vdekjen e tyre.

Prindërit e 46-vjeçares shprehen se është e pakuptimtë që dikush në shekullin e 21-të të vdesë nga uria.

“Të vdesësh nga uria në Shekullin e 21 nuk ka kuptim. Një fqinj na tha se e kishin parë Vesnën me dy çanta pazari kohët e fundit, kështu që teoria e urisë nuk më bind”, tha babai i të ndjerës, ndërsa hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë vijojnë.
Shtuar më 30/05/2019, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori