Perëndimi do dërgojë sisteme raketore në Ukrainë, Lavrov: Provokim i drejtpërdrejtë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është shprehur se dërgimi i sistemeve raketore të reja në Ukrainë është një provokim i drejtpërdrejtë për Rusinë.

“Dërgimi i raketave të shumta për forcat ukrainase është një provokim i drejtpërdrejtë që shënon përfshirje në konflikt”, dejkaroi Lavrov.

Komentet Lavrov i bëri përmes një konference për shtyp në Riad.

Armët që janë kërkuara prej kohësh nga Ukraina, do ta ndihmojnë atë të godasë forcat armike më saktë nga një distancë më e gjatë. Deri më tani, SHBA e kishte refuzuar kërkesën nga frika se armët mund të përdoreshin kundër objektivave në Rusi.

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ndihma vdekjeprurëse do të forconte pozicionin negociator të Kievit kundër Rusisë dhe do të bënte më të mundshme një zgjidhje diplomatike.

“Kjo është arsyeja pse unë kam vendosur që ne do t’u ofrojmë ukrainasve sisteme dhe municione më të avancuara raketash që do t’u mundësojnë atyre të godasin më saktë objektivat”, tha ai.