Nëna e vrasësit serb: Nëse djali im e vrau 15-vjeçaren, të dënohet
Pëlqej
Nëna e personit që dyshohet se ka kryer një krim monstruoz, duke vrarë një vajzë, Tijana Juriçin në Vojvodinë ka thënë për mediat se nëse djali i saj e ka vrarë vajzën të dënohet për aq sa e meriton.

"Më vjen keq për vajzën dhe për birin tim, nuk mund të besoj çfarë po përjetoj", tha nëna e Dragan Djuriçit.

Ajo ka shtuar se djali i saj ato ditë ka qenë më i mërzitur se zakonisht dhe se kur e pyeste se çfarë kishte, gjithmonë i përgjigjej me "asgjë nënë". /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2014, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori