Nëna e gazetarit të vrarë: Amerika e braktisi djalin tim
Pëlqej
Nëna e gazetarit amerikan, James Foley është shprehur se Amerika ia ka braktisur djalin dhe ai përfundoi i vrarë tragjikisht.

Diane Foley, duke folur për CCN tha se ndihet e ofenduar për trajtimin që i ka bërë shteti amerikan, djalit të saj gazetar, transmeton Rel.

Diane ka thënë se ka patur njerëz brenda qeverisë që janë përpjekur ta ndihmojnë James-in, por se shteti burrokratik nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

"Jam ndjerë se shteti im ma braktisi djalin", tha në ngashërim nëna e James Foley.

Gazetari Foley u vra nga militantët e ISIS, të cilët edhe nxorrën video të ekzekutimit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori