Nëna dhe vëllai djegin të gjallë 18 vjeçaren, ja arsyeja
Një adoleshente 18 vjeçare në Pakistan është djegur e gjallë nga nëna dhe vëllai i saj për shkak se ajo është martuar me një burrë sipas dëshirës së saj.

Sipas policisë vajza 18 vjeçare e quajtur Zeenat ka vdekur në vend, ndërsa policia ka arrestuar nënën e saj dhe janë në kërkim të të vëllait.

Mësohet se nëna i ka thënë policisë se vajza e saj kishte kryer një “krim të pafalshëm”, duke u martuar me një burrë, pasi ajo e donte dhe ka ikur me të.

Zeenat kishte kontaktuar prindërit pasi kishte ikur me të dashurin e saj për t’i pyetur nëse do t’ia jepnin bekimin.

Në fillim ata i kishin thënë se do të pranonin martesën e saj, por kur ajo është kthyer në shtëpi është torturuar dhe më pastaj nëna dhe vëllai e kanë lagur me benzinë dhe e kanë djegur.

Policia ende është në kërkim të vëllait të saj që së bashku me nënën e tij të dalin para gjykatës dhe të dënohen për krimin mizor./Albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori