Lopetegui kërkon dy lojtarët e Real Madrid për të përforcuar Wolves

Julen Lopetegui është tashmë në krye të Wolves në Premier League dhe ka filluar të mendojë se si ta përforcojë ekipin e tij në merkaton e janarit.

“The Sun” raporton se ish-trajneri i Sevilla ka piketuar dy lojtarë nga stoli i Real Madrid, për të cilët minutat me klubin spanjoll janë të pakta për të mos thënë aspak të mundshme,

Nacho dhe Mariano janë futur në radarët e tij dhe Lopetegui i dëshiron në merkaton e janarit. Shifrat nuk priten të jenë të larta për këta dy lojtarë duke marrë parasysh edhe faktin që nuk aktivizohen me “Los Blancos”./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 10.11.2022 18:38