Zjarri përfshin pyllin e Sodës, dyshimet e policisë

Paraditen e sotme është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e konsiderueshme pylli në afërsi të Zvërnecit.

Sipas policisë dyshohet se zjarrvënia në sipërfaqen e pyllit në afërsi të Zvërnecit, mund të jetë e qëllimshme.

Zjarri në pyllin e sodës vijon ende. Tre zjarrfikëse nuk po arrijnë të shuajnë dot zjarrin. “ Pylli i Sodës” rrezikohet seriozisht.

Zjarri ndihmohet nga era në zonë. Punonjësit e zjarrfikëseve po ndihmohen edhe nga punonjës të zonave të Mbrojtura me mjete rrethanore.


Shtuar 8.04.2020 13:31