Në Vatikan nis procesi i zgjedhjes së Papës së ri
Pëlqej
Albeu.com
Kisha Katolike Romane do të fillojë sot proçesin e zgjedhjes së Papës së ri, pas vdekjes së Papa Gjon Palit te Dytë në fillim të këtij muaji. Kardinalët katolik roman e kaluan natën në një rezidencë të ndërtuar posaçërisht brenda Vatikanit përpara se të fillojnë proçesin e zgjedhjes së pasuesit të Papa Gjon Palit të Dytë .
115 Kardinalët që kanë të drejtë vote darkuan së bashku të djelën në mbrëmje.
Ata do të marrin pjesë në një shërbesë masive të hënën në mëngjes përpara se të hyne në kapelën Sistine për të filluar konklaven e tyre.
Ata nuk do të lejohen të largohen derisa të kenë zgjedhur Papën e ri të 265 të Kishës Katolike Romane.
Shtuar më 18/04/2005, ora 16:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori