Në tri sulme më makina bombë në Irak, janë vrarë të paktën 10 persona
Albeu.com
Në tri sulme të ndara vetëvrasëse më makina bombë janë vrarë të paktën 10 persona dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë.Në tri sulme të ndara vetëvrasëse më makina bombë, që kishin për cak forcat amerikane dhe irakiane të sigurimit, që ndodhen sot në Irak, janë vrarë të paktën 10 persona dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë, ka bërë të ditur ministria e brendshme dhe policia, njofton Rojter. Në sulmin e parë në Tikrit u vranë dy policë dhe u plagosën 11 vetë. Sulmi i dytë ndodhi në Samara, ku u vranë pesë pjesëtarë të sigurimit irakianë dhe u plagosën pesë të tjerë. Sulmi i tretë ndodhi në Bagdad, ku u krye një shpërthim i një makine afër një patrulle ushtarake amerikane dhe një stacioni policor irakian, ku u vranë dy civilë dhe u plagosën pesë të tjerë. qik
Shtuar më 13/06/2005, ora 21:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori