Reshjet e borës zbardhin Qafë-Thanën

Zonat malore të Shqipërisë janë zbardhur nga reshjet e dëborës të cilat priten të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Burimet bëjnë me dije se reshjet e borës kanë zbardhur zonën në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, reshje të cilat kanë rëndë gjatë natës.

Sakaq, nga reshjet e dëborës nuk janë raportuar incidente përgjatë këtij segmenti.

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Reshjet kanë sjellë problematika në disa vende. Ndërsa zonat malore janë zbardhur nga bora e parë.  /albeu.com/

 


Shtuar 30.11.2021 08:13