Në Rusi ka protesta anti-luftë
Pëlqej
Në dy qytetet më të mëdha të Rusisë, në kryqytetin Moskë dhe në Shën Peterburg janë paralajëmruar protesta anti-luftë dhe irritim lidhur me politikën që po ndjek shteti rus në Ukrainë.

Aleksandr Ryklin, nga lëvizja opozitare Solidariteti, ka thënë se slogani i marsheve paqësore do të jetë: “Putin, mjaft me gënjeshtra dhe luftëra”, raporton Rel.

Solidaritet me protestuesit në Rusi, pritet të mbajnë edhe qytetarë në Pragë, Berlin dhe San Francisko.

Kjo bëhet sot, më 21 shtator, ditë që njihet ndërkombëtarisht si Dita e Paqes. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori