Në planet e Breivik vrasja e kryeministrit
Vrasësi nga Norvegjia Anders Behring Breivik ka dëshmuar gjatë procesit të tij gjyqësor se fillimisht kishte menduarvriste me autobomba, por ndërtimi i tyre kishte qenë më i vështirë se sa e kishte menduar.

Në dëshminë e tij Breivik tha gjithashtu se objektivi i tij i parë kishte qenë ndërtesa e qeverisë, selia e partisë laburiste si dhe Kështjella Mbretërore, por jo vetë familja mbretërore. Ai ka shtuar më tej se planifikoi të sulmonte zonën e Utoeia-s pasi e kishte të qarët se nuk mund të përdorte më shumë se një bombë.



I pyetur nga prokuroria nëse për të ishte e justifikueshme të vriste adoleshentë të paarmotosur, Breivik u përgjigj i qetë duke thënë se atë ditë ata ishin objektivi i vetëm në dispozicion, pasi nuk kishte asnjë objektiv politik. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2012, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori