Në Paris është mbyllur perdja e shfaqjes! Le të përgatitemi për inskenimin e radhës!
Massimo Mazzucco
nga Massimo">Massimo Mazzucco">Mazzucco

Dedikuar të gjithë "Charleve" të orëve të fundit. Tani që mbi Paris është mbyllur perdja e shfaqjes po provojmë të bëjmë nja dy refleksione.

1. Domenika Renzi, Rayou, Merkel, Cameron dhe Holande do të takohen në Paris. Me siguri do të dalë ndonjë marrëveshje ndërmjet shteteve më të mëdha të Europës për ti bërë ballë terrorizmit. Natyrisht që nuk do të bëjnë realisht diçka për të luftuar një terrorizëm të mundshem - sepse ata e dinë më mirë se ne se cila është origjina e këtij "terrorizmi". Por me siguri do të duan të japin përshtypjen se 'Europa është e bashkuar në luftën kundër terrorizmit', sepse normalisht ky është mesazhi i cili u hyn në punë të gjithë atyre. Le të përgatitemi për inskenimin e radhës.

2. Fakti që dy terroristat u identifikuan falë kartës se identitetit 'të harruar' në makinë, për të cilin janë shprehur në mënyrë pozitive të abonuarit tanë në artikullin e kaluar. Nuk ka nevojë që të shtojmë asgjë sikur mos të ishte fakti se po ashtu dy 'terroristët pakistanëz' të atentateve të Londrës në vitin 2005 u identifikuan falë kartës së identitetit e cila u gjend në çantën e njërit prej tyre. Pra të bësh policin sot është bërë shumë e lehtë: mjafton të lexosh adresën në ndonjë kartë identiteti dhe kështu medalja është e garantuar.

3. Nga shumë gazeta sot ka dalë në dritë fakti se 2 atentatorët e Parisit ishin të njohur mirë nga shërbimet franceze, dhe kështu që shumë pyesin se si kanë mundur ata të veprojnë totalisht të lirë...ndërsa duhet të ishin mbajtur në përgjim të vazhdueshëm. Ndoshta një përgjigje mund ta japi ndodhia e dy 'vëllezërve të tjerë vrasës' jo shumë larg në kohë, ata të maratonës së Bostonit. Dhe ata ishin mjaft mirë të njohur për FBI-në, por edhe atyre ju dha liria e plotë për të vepruar. Kaq shumë liri saqë supozohet se ata u manovruan nga vetë FBI. (Pastaj për t'ua ngecur nuk duhet shumë: bën publike videon ku duken haptazi duke ecur midis turmës në Boston apo vendos në Citroenin e tyre kartën e identitetit të viktimës së radhës)

4. Dhe në fund i ngre një pyetje të gjithe gazetarëve tanë: ka qenë shumë e bukur këto ditë t'ju shikojë tek mbronit me shpatë ngritur kolegët tuaj francezë në emër të mbrojtjes së lirisë së shprehjes. Ishte shumë e bukur të shihje Santorot e ndryshëm tek bënin thirrje për tek Volteri, duke e shplarë gojën zhurmueshëm me 'të drejtën e patjetërsueshme që ka çdokush për të shprehur mendimin e tij'. 'Jemi të gjithë Charlie' thoshin në korë këta gazetarë me bluza, pankarta dhe mesazhe, të cilat shfaqeshin shumë bujarisht nëpër edicionet e tyre të lajmeve.

Tani të gjithe këtyre "Charleve" dua t'ju bëj një pyetje të thjeshtë:

-Ku ishit ju kur në Europë u bënë ligjet të cilat ndalojnë të vësh në dyshim holokaustin, apo ato të cilat të ndalojnë të flasësh keq për çifutët?

- Pse është në rregull të besh botime satirike ku ofendohet Kurani dhe e gjithë bota islame dhe nuk shkon të ofendosh, kritikosh, përqeshësh në çfardo mënyre çifutët?

- Ku ishte zëri juaj të dashur 'Charlie' kur e drejta e famshme e patjetërsueshme e secilit prej nesh për të shprehur opinionin e vet u shkel në mënyrën më brutale, me miratimin tuaj të heshtur, prej një minorance njerëzish të cilët e konsiderojnë veten absolutisht mbi të gjithë, mbi ligjet dhe mbi njerëzit e vdekshëm?

- Përse atëherë heshtët?

- Pse atëherë s'thate gjë?

Mbetem në pritje të një përgjigje që kurrë nuk do të vijë, sepse s'jeni tjetër veçse frikacakë, hipokritë, njerëz pa shtyllë kurrizore.

*) Massimo">Massimo Mazzucco">Mazzucco është regjizor, gazetar i shquar italian dhe editor i portalit: www.luogocomune.net./ Përshtati në shqip: Pashtriku
Shtuar më 12/01/2015, ora 07:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori