Të pasmet, barku, krahët, shpina dhe këmbët… nuk ka mbetur pjesë e trupit pa u pikturuar në
Panairin e Tatuazheve në
Londër, një event dyditor që mbahet çdo vit në kryeqytetin anglez.
Një burrë madje bëri
tatuazh Joker-in, armikun më të madh të Batman-it në barkun e tij të rrumbullakosur mirë, kurse një vazjë është fotografuar duke luajtur në celular, ndërsa tatuatori i bën një buqetë të vërtetë më trëndafila në të pasme.
Në spektaklin ku morën pjesë 300 artistë u bë vërtet
nami, pasi mijëra persona u dyndën çdo ditë atje për të bërë një
tatuazh, ose qoftë edhe thjesht për të parë se çfarë bëhet aty.
Shtuar më 30/05/2018,
ora 18:11