Me nota ekselente, ky është shqiptari që përfundoi studimet në Universitetin e Oxfordit (FOTO LAJM)

Studenti kosovar, Besfort Shala, i cili kishte kërkuar mbështetje financiare për të studiuar në Universitetin e Oxfordit, ka njoftuar se tashmë i ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematike në këtë universitet, me notën më të lartë.

“Ju njoftoj se kam përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në University of Oxford me notën më të lartë, përkatësisht klasifikimin Distinction. Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju falenderohem të gjithëve për mbështetjen dhe mundësimin e këtij rrugëtimi!”, ka shkruar Shala./Express