Ne nuk jemi vetëm! Gjendet anija kozmike e "alienëve" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këto pamje të pabesueshme tregojnë një anije kozmike që fluturon në ajër mbi shkretëtirë dhe është kapur nga komuniteti UFO.

Një person me pseudonimin "Keith Bradshaw", i ka shkrepur fotot në vitin 2007 por është shprehur se ka qenë i frikësuar që t’i publikonte ato më parë.

Sipas The Mirror, Bradshaw ka arritur të shohë anijen për rreth 10 minuta.

Ai gjithashtu pretendon se e ka parë objektin fluturues, ndërkohë që aty qëndronin disa makina ushtarake.

Keith Bradshaë ia dha fotografitë një detektivi 54 –vjeçar për UFO-t, Philip Mantle, i cili tha se nuk kishte parë asgjë të tillë më parë, në 40 vite kërkimi.

Mantle i ka përshkruar fotot si “më të diskutueshmet të filmuara ndonjëherë për UFO-t”, ndërsa ekspertët nuk bien të gjithë dakord që fotografitë janë reale. /albeu.com/


Shtuar më 14/11/2017, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori