Në një sërë sulmesh të njëpasnjëshme në Irak, janë vrarë të paktën 1
Albeu.com
Sulmuesit vetëvrasës me makina bombë, kanë kryer sot një sërë sulmesh të njëpasnjëshme në Bagdad dhe në pjesën veriore të Irakut.Sulmuesit vetëvrasës me makina bombë, kanë kryer sot një sërë sulmesh të njëpasnjëshme në Bagdad dhe në pjesën veriore të Irakut, ku janë vrarë të paktën 19 njerëz dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë, kanë bërë të ditur burimet policore dhe ushtarake, njofton Rojter. Katër nga këto shpërthime kanë ndodhur afër postblloqeve ushtarake afër qytetit Havija, në veri të Tikritit. Një shpërthim ka ndodhur afër një baze ushtarake, një tjetër afër një postblloku ushtarak, kurse një tjetër afër një tregu. Në Bagdad, shpërthimi ka ndodhur afër një patrulle policore, ku janë plagosur nëntë vetë, nga të cilët dy policë. qik
Shtuar më 07/06/2005, ora 16:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori