Rice vazhdon të jetë në “radarin” e Manchester United

Manchester United ka shprehur interesim për Declan Rice.

“Djajtë e Kuq”  që tani ka filluar të mendojë për verën e vitit 2022.

Gjiganti anglez synon të rikthehet në majat e futbollit evropian e për këtë po synon të sjell sa më shumë yje në ekip.

Sipas ‘Manchester Evening News’, Declan Rice është objektivi kryesor i United për ta transferuar në ekip vitin e ardhshëm.

Rice shihet si zëvendësues i mundshëm i Paul Pogbas që ende nuk ka rinovuar kontratën me ekipin dhe mund të largohet në fund të sezonit.

Interesim për mesfushorin e West Hamit kanë shprehur edhe shumë ekipe tjera angleze. 


Shtuar 8.09.2021 18:27