Në Korenë e
Jugut po mbahen zgjedhjet parlamentare në mes të shpërthimit të koronavirusit të ri.
Votimet për 300 deputetët e Asamblesë Kombëtare filluan në
orën 06:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të vazhdojnë deri në
orën 18:00.
Rreth 44 milionë qytetarë pritet të votojnë duke mbajtur
maska në fytyrë dhe doreza. Atyre gjithashtu do t’u kontrollohet temperatura dhe do të dezinfektojnë duart para se të hyjnë në vendvotim.
Shtuar më 15/04/2020,
ora 20:21