Në maunen e këtij djali u gjetën 39 njerëz pa jetë
Personi në foton e mësipërme është një shtetas irlandez i cili 'akuzohet' se ka 'vrarë' 39 shtetas.

Ai është arrestuar nga Policia britanike ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se Mo Robinson është një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, që dyshohet se e ka futur maunen në Britaninë e Madhe nëpërmjet Holihedit, në veri të Uellsit, që është një nga portet kryesore.

Udhëtimi kishte nisur që nga Bullgaria, dhe të 39 viktimat, të cilët ende nuk janë identifikuar, mendohet të jenë emigrantë. 38 prej tyre ishin të rritur dhe njëri ishte adoleshent.

Dyshohet se viktimat kanë hipur të gjallë në maunën frigoriferike ndërsa dyshohet se ato kanë vdekur nga i ftohti apo mungesa e oksigjenit
Shtuar më 23/10/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori