Ambasada amerikane, mesazh të fortë: Të mbështesim viktimat e krimit

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përmendur këtë herë Reformën në Drejtësi, teksa ndalet te viktimat e krimit.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë, për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Postimi i Plotë

🇦🇱 | Ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, Koordinatorët e Viktimave sjellin balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë.

Në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit. Në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet. Tani, Ambasada vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë. Koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT.

Kjo u mundëson atyre të vazhdojnë të ofrojnë udhëheqje kritike mbi procesin për viktimat e krimeve.


Shtuar 3.04.2020 08:06