Kë e kopjoi Antony me stilin “rrotullim me topin”? (VIDEO)

Antony është transferimi më i shtrenjtë i Manchester Unitedit gjatë merkatos së verës.

Futbollisti brazilian në momentin e prezantimit te ‘Djajtë e Kuq’ bëri lëvizjen e famshme ‘rrotullim 360 shkallë me topin’.

Në fakt ai kopjoi dikë, dhe ishte pikërisht Cristiano Ronaldo. Madje video e yllit portugez duke u sillur me topin është bërë virale në rrjetet sociale.

22-vjeçari luajti te Ajaxi nga viti 2020, kurse në ‘Old Trafford’ përfundoi me shifrën marramendëse deri në 95 milionë euro.


Shtuar 2.09.2022 17:59

Tags: