Në këtë vend jetojnë njerëzit më të lumtur, kjo është arsyeja
Pëlqej
Suedia ka njoftuar zyrtarisht këtë vit se do të shkurtojë orarin e punës gjatë ditës, nga tetë në gjashtë orë.Dhe ky shkurtim i orarit nuk do të ketë ndikim në rrogat e punëtorëve, por definitivisht do të zvogëlojë lodhjen e tyre.

Filimundus, një zhvillues i aplikacioneve për celularë, e prezantoi këtë ide vitin e kaluar. Anëtarët e bordit vërejtën se një ditë pune prej tetë orësh ndikon që punëtorët të mos jenë të koncentruar në punën e tyre dhe mos ta bëjnë atë në mënyrë efektive.


Punëtorët duhet të marrin pauzë, dhe kështu koha e tyre çohet kot. Ata kuptuan se punëtorët mund ta bëjnë sasinë e njëjtë të punës në vetëm gjashtë orë siç e bënin me tetë orë, dhe për më tepër, efikasiteti i tyre rritet.

Ata kanë më shumë fuqi dhe kohë për veten e tyre, dhe ndjehen më të lumtur dhe më të suksesshëm në përgjithësi.

Punëtorët në klinika mjekësore kanë bërë gjithashtu një hap tutje duke e marrë këtë orar të ri të punës. The Independent thotë se orari i punës prej gjashtë orë në ditë do të fillojë të implementohet në të gjithë vendin.

E kush nuk do të dëshironte të jetonte në një vend si Suedia?
Shtuar më 11/08/2017, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori