Ne karvanin humanitar, edhe tre shtetas nga Maqedonia
Albeu.com
Tre shtetas të Maqedonisë, sipas njohurive të para të autoriteteve turke, kanë qenë në karvanin e anijeve me ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, që është sulmuar në mëngjesin e sotëm nga forcat speciale izraelite, me ç'rast humbën jetën 19 persona.Në aksionin për sigurimin e ndihmës humanitare për territoret palestineze ka marrë pjesë një organizatë humanitare nga Maqedonia, ndërsa në listën e saj janë theksuar emra të tre shtetasve të Maqedonisë.
MPJ tash për tash nuk ka konfirmim zyrtar nëse në anijet ka pasur shtetas të Maqedonisë dhe cili është fati i tyre, por informoi se ambasadori i Maqedonisë në Izrael, Pajo Aviroviq paradite është ftuar në bisedime në MPJ-në izraelite. Në brifing nuk janë prezantuar informacione konkrete për pjesëmarrjen e shtetasve të Maqedonisë në karvanin e sulmuar humanitar.
Së paku 19 njerëz kanë humbur jetën kur marina izraelite e sulmoi karvanin prej gjashtë anijeve me 10.000 tonë ndihmë humanitare për palestinezët, i cili është nisur nga Turqia për në Rripin e Gazës.
Sipas mediave izraelite, forcat speciale në tentim që t'i ndalojnë kanë hipur në anijet ku kanë hasur në rezistencë të ashpër të aktivistëve propalestinezë. (mia)
Shtuar më 31/05/2010, ora 14:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori