Në Indi lindi një vajzë me dy fytyra
Albeu.com
Një vajzë me dy fytyra lindi të hënën në Indinë perëndimore. Familja e saj dhe banorët e asaj ane besojnë se është reinkarmim i zotit.Banorët e qytezës Dehlija, ku dhe ka lindur kjo vajzë këndojnë dhe vallëzojnë duke i dhënë para foshnjë dhe duke kërkuar prej saj bekimin e perëndisë, pasi që besojnë se ajo është shenjtore. Në ndërkohë cirku i qytezës ka kërkuar që ta blejë beben, por prindërit e kanë mbajtur atë për vete. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa familja e saj shpreson se shteti indian do të ndihmojë në kurimin e fëmijës së tyre. (Lajm)
Shtuar më 08/05/2008, ora 22:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori