Ne Hage zhvillohet seanca ndaj Karaxhicit
Albeu.com
Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Luftës në Hagë, ndërsa po vetëmbrohet, pasi nuk ka pranuar avokat mbrojtës.Ndaj tij janë artikuluar 11 akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit, përfshirë gjenocidin gjatë masakrës së vrasjes rreth 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnjë. Radovan Karaixhiçi ka deklarur përpara gjykatësve se ka nevojë për dhjetë muaj të tjerë që të përgatisë çështjen. Gjithashtu ka tensione midis gjykatësve dhe prokurorëve të çështjes që mund të shkaktojnë vonesa, ndërsa pala paditëse po i reziston presionit për t'i hequr atij disa akuza.
Shtuar më 06/10/2009, ora 21:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori