Në Evropë po lindin shtete të reja?
Pëlqej
Në Evropë me shumë mundësi mund të kemi lindjen e shteteve të reja.

Skocia do të mbajë referendum në këtë muaj për pavarësi nga Britania e Madhe, ndërsa në nëntor katalunjasit do të kërkojnë shkëputje nga Spanja.

Lidhur me këto zhvillime shkruan e përjavshmja, The Economist.

Sipas saj, këto zhvillime tregojnë se në kontinent po ka lëvizje të gjera nacionaliste dhe për këto lëvizje ndikim jo të pakët kanë partitë e ekstremit të djathtë.

Të dyja kombet, si katalonjasit në Spanjë, ashtu edhe skocezët në Britani janë bërë pjesë politike e shteteve përkatëse në shekullin e XVIII-të, shkruan Portalb.

Përveç nacionalizmit, katalonjasit kërkojnë pavarësi fiskale, ku 8% që dërgohet në Madrid, të mbetet në Barcelonë, në anën tjetër, skocezët kërkojnë pushtet absolut mbi rezervat e naftës në territoret e tyre.

Mirëpo, në rast se Katalunja e shpall pavarësinë, ashtu edhe Skocia, mund të kemi edhe lëvizje për pavarësi nga etni të tjera të dallueshme, si nga baskët, bavarezët, flamanët, korzikasit etj.

Me rritjen tej mase të partive kundër Bashkimit Evropian dhe politikave të saj, edhe vetë e ardhmja e BE-së mund të vihet në dyshim. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori