VIDEO/ Luani del nga kafazi, cirku boshatiset me sekonda

Një moment aspak i këndshëm është regjistruar në një cirk në Kinë, ku spektatorët janë frikësuar seriozisht për jetën e tyre pasi një luan doli nga kafazi dhe u fut mes turmës së njerëzve.

Në videon e kapur nga dëshmitarët shihen spektatorët që vrapojnë për jetën e tyre, teksa mbreti i kafshëve papritmas doli nga hekurat gjatë performancës në Luoyang të provincës Henan.

Fatmirësisht, zbutësit reaguan me shpejtësi dhe arritën që ta kapin kafshën pas disa minutash në parkingun e cirkut pa shkaktuar asnjë të lënduar.

Teksa, autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për arsyet se si mundi që kafsha të dalë nga kafazi i fortifikuar duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra njerëzve.

/albeu.com


Shtuar 19.04.2023 10:51