Në cdo 3 sekonda vdes nga një fëmijë
Albeu.com
Fondacioni Ndërkombëtar OXFAM deklaroi se shtetet e G-8-shit nuk kanë mbajtur fjalët e dhëna vitin e kaluar për ndihma vendeve të varfura. Në botë, cdo minutë nga varfëria vdes nga një nënë, ndërsa në cdo 3 sekonda nga një fëmijë.Sipas raportit i cili u botua para disa diteve gjersa vazhdonte mbledhja e Ministrave te Financave te shteteve te G-8-shit, qe nga samiti i vitit te kaluar te mbajtur ne Gleneagles (Skoci) varferia u ka marre jeten 500 mije nenave dhe 11 milion femijeve. Bazuar ne keto shifra, gjate cdo minute vdes nje nene ndersa gjate cdo 3 sekondave vdes nga nje femije. Momentalisht për nevojat e arsimit dhe shëndetësisë nevojiten 37 miliardë dollarë.

Ne raportin e sapo botuar, theksohet fakti se shtetet anetare te G-8-shit edhe pse bejne shume reklame ne kete aspekt, dhurojne me pak se se shtetet tjera. Shtetet e G-8-shit per shtete e varfura japin mesatarisht 90 dollare ne krye te banorit ndersa nje shtet tjeter jo anetare e G-8-shit si Holanda dhuron 300 dollar.
Arber Thaci, albeu.com
Shtuar më 11/06/2006, ora 14:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori