Lajmi i rremë se Xhamajka njohu Kosovën, reagon Konjufca

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar pasi që nga Xhamajka mohuan se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si kishte lajmëruar mbrëmë ambasadorja Vlora Çitaku, raporton Gazeta Express.

Konjufca ka shkruar në Facebook se lajmin e kanë marrë përmes postës elektronike nga ambasadorja Citaku, derisa, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm më ambasadën në SHBA për të sqaruar atë se çka ka ndodhur.

Ai ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të situatës do të ndërmerren veprime.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, tha Konjufca.


Shtuar 21.02.2020 11:21