Ne akoma mundohemi te pershtatemi me "Bolonjen", universitetet kroate nuk e duan me
Albeu.com
Ndërsa ne pranuam sistemin e Bolonjës pa e ditur se ç'ishte dhe ç'po na sillte ky sistem, në vendet tjera kanë filluar edhe protestat dhe kundërvëniet kundër këtij sistemi arsimor të diskutueshëm. Së fundmi, shumë fakultete në Kroaci po shqyrtojnë mundësinë e ...... kthimit në mënyrën e vjetër të punës, pasi që sistemi i Bolonjës nuk është zgjidhja më e mirë.

Hulumtimet treguan se “Bolonja” po e ngadalëson përparimin e studentëve dhe procedurat shtesë burokratike po e zvogëlojnë efikasitetin dhe kohëzgjatjen e studimeve.

Shumica e studentëve dhe e profesorëve kroatë vlerësojnë se sistemi i studimit i Bolonjës nuk është zgjidhja më e mirë për kroatët.

Procesi i Bolonjës ishte një ndryshim formal, në mënyrë që diplomat e fakulteteve vendore të bëhen ekuivalente me ato evropiane, por ka shkaktuar “shumë konfuzion pasi që ndryshon nga tradita e deritanishme dhe pritjet e tregut të brendshëm”, tha bashkëpunëtori i Zyrës për menaxhimin e cilësisë në Universitetin e Zagrebit, prof. dr. Damir Ljubotina, ndërsa transmeton Jutarnji list.

Gjithnjë e më shumë profesorë në fakultete besojnë se futja e sistemit të Bolonjës ka keqësuar gjendjen, tregoi anketa e kryer nga Zyra për menaxhimin e cilësisë me profesorët, rezultatet e së cilës janë duke u përpunuar.

Duke kujtuar se Toyota më herët ka vendosur të tërheqë 2 milionë automjete, pas gjetjes së gabimit, Ljubotina tha: “Edhe ne kemi vënë re gabimin, por nuk kemi zgjidhje”.
Shtuar më 02/02/2010, ora 19:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori