Në Afganistan janë vrarë 12 guerilë talibanë
Pëlqej
Albeu.com
Trupat afgane dhe aeroplanët amerikanë të luftës kanë vrarë 12 guerilë talibanë të dyshimtë, të cilët kanë dështuar në një tentim atentati kundër një ish-komandanti të armatës afgane.Policia afgane ka bërë të ditur sot se trupat afgane dhe aeroplanët amerikanë të luftës kanë vrarë 12 guerilë talibanë të dyshimtë, të cilët kanë dështuar në një tentim atentati kundër një ish-komandanti të armatës afgane, njofton RLE. Militantët kanë shkrepur dy raketa kundër veturës së gjen.Khial Baz, i cili udhëtonte në një vend malor në drejtinm të qytetit Gardez, 100 km në jug të kryeqytetit Kabul. Raketat nuk e qëlluan cakun dhe kështu gjenerali ka shpëtuar i palënduar. Sulmit të kryengritësve iu kanë përgjigjur helikopterët amerikanë dhe trupat ushtarako-policore afgane, të cilat gjatë luftimeve kanë vrarë 12 guerilë të dyshimtë talibanë.
Shtuar më 12/04/2005, ora 23:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori