Sekuestrohet 20 kallëpe me tritol në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të një 51-vjeçari, i cili kishte lëndë eksplozive me vete.

Sipas informacioneve të marra nga policia në afërsi të Urës së Gjolës, po lëvizte një shtetas që dyshohej se kishte lëndë eksplozive, në çantën e tij, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explode”.

Gjatë kontrollit të çantës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik. Në pranga është vënë Ndue Maliqi, 51 vjeç, banues në Kurbin.

Njoftim policie

Finalizohet operacioni policor i koduar “Explode”, nga Komisariati i Policisë Vorë.

Sekuestrohen 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të Urës së Gjolës, po lëvizte një shtetas që dyshohej se kishte lëndë eksplozive, në çantën e tij, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explode”.

Si rezultat i këtij operacioni, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të Urës së Gjolës, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi N. M., 51 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com