Ndryshimet e reja ligjore në SHBA, ja çfarë pritet të ndodhë me Lotarinë Amerikane
Nëse propozimet e dy senatorëve në SHBA do të kthehen në ligj, me siguri që Lotaria Amerikane do të marrë fund.

Dy senatorë republikanë kanë prezantuar të martën ndryshimin e legjislacionit për të ulur numrin e imigracionit të ligjshëm në SHBA, nga 1 milion persona në vit në 500 mijë të tillë.

Senatorët Tom Cotton nga Arkansas dhe David Perdue nga Georgia, propozojnë gjithashtu që të ulet numri i të afërmve atë atyre që kanë pasaportë amerikane.

Kongresi pritet të nisë diskutimet për reformën e emigracionit të ligjshëm në mënyrë që t’i jepet më shumë hapësirë punësimi atyre që jetojnë aktualisht në SHBA. Përgjysmimi i numri të emigrantëve të ligjshëm pritet të ndodhë brenda 10 viteve të ardhshme.

Me ndryshimet e reja, pritet t’i jepet prioritet vetëm tërheqjes së bashkëshortit/es, si dhe fëmijëve të mitur.

Legjislacioni pritet të eliminojë lotarinë e diversitetit, të rezervuara për rreth 50 mijë viza për banorë të vendeve që nuk dërgojnë një numër të konsiderueshëm të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas propozimit të senatorit Cotton, ky projektligj synon të zvogëlojë numrin e emigrantëve të ligjshëm me rreth 539,958 në vit në një dekadë, pothuajse gjysma e 1,051,031 personave pranuar në vitin 2015.

Cotton argumentoi se rritja e emigracionit ligjor në dekadat e fundit ka çuar në një “rënie të mprehtë të pagave për amerikanët” dhe synimi është lëvizja e Shteteve të Bashkuara drejt një sistemi të bazuar në meritë si Kanadaja dhe Australia.

Por senatori Jeanne Shaheen, një demokrat nga Neë Hampshire, tha se ligji “dërgon një mesazh të tmerrshëm në pjesën tjetër të botës dhe është pa diskutim një vrasës punë”.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk ka ndërhyrë ende në legjislacion, Cotton u tha gazetarëve se kishte diskutuar projekt-ligjin me Presidentin Trump, i cili siç tha ai mbështet fuqishëm konceptin e ndryshimit të sistemit amerikan të imigracionit drejt një sistemi të bazuar në meritë.

Rreth 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar vitet e fundit për të shkuar në SHBA.
Shtuar më 09/02/2017, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori