Ndryshime ne qeverine turke, emerohen 8 ministra te rinj
Albeu.com
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan shkarkoi dje në mbrëmje vonë 9 ministra dhe emëroi 8 të rinj, ndërkohë që ky është riformatimi më i rëndësishëm i kabinetit qeveritar turk.Ndryshimi pritej, duke pasur parasysh rezultatet negative të partisë në pushtet, AKP, gjatë zgjedhjeve lokale në disa zona të vendit. Ndryshimi më i rëndësishëm në kabinet është emërimi i Ahmed Davutoglu në postin e ministrit të Jashtëm. Davutoglu është personaliteti më i afërt i Erdoganit dhe këshilltar politik i tij me ndikim shumë të madh. Shefi aktual i diplomacisë turke, Ali Babaxhan mori postin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Erdogan emëroi edhe zonjën Selma Alie Kavaf në postin e ministres së Shtetit.
Shtuar më 03/05/2009, ora 22:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori