Ndërron jetë nga infarkti gjigandi i "The Throne" (FOTO LAJM)

Gjigandi i "The Throne" i cili u bë i famshëm me rolin e gjigandit Mag the Mighty, njëherësh edhe njeriu më i gjatë në Britaninë e madhe me 2 metra e 32 cm, ka ndërruar jetë në moshën 36 vjeçare si pasojë e një infarkti.

"Kurrë nuk jam ndjerë keq me gjatësinë time", thoshte Neil, i cili tregonte se i pëlqenin përmasat e tij të cilat e bëinin unik dhe origjinal.

I lindur në Durham, ai kishte studiuar në University of North Carolina, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të vazhdonte një karrierë si basketbollist në Spanjë, Kinë, Itali dhe Angli.

Më pas ai kishte filluar të aktronte dhe të merrte pjesë në filma si "X-Men", "Doctor Who" dhe mbi të gjitha në seritë e famshme amerikane të "Hbo". /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori