Ndërron jetë në burg kleriku i verbër që planifikoi sulme në New York
Kleriku i verbër, që konsiderohej si ideatori i një serie sulmesh terroriste që do të mbillnin vdekjen në Nju Jorkun e viteve ‘90, u nda nja jeta në një burg amerikan.

Sheikh Omar Abdel-Rahman u dënua me burgim të përjetshëm në 1996-n për planifikimin e sulmeve në zona turistike të këtij qyteti, me qëllimin për të ndalur mbështetjen e SHBA-ve për Izraelin dhe Egjiptin.

Ai u akuzua edhe për frymëzimin e bombardimit në “World Trade Center” në vitin 1993 ku vdiqën 6 persona, edhe pse nuk u dënua për këtë sulm. Gjykatësi në procesin e tij gjyqësor deklaroi se nëse planet e tij do të ishin vënë në veprim, mijëra njerëz do të ishin vrarë.

I pagëzuar me pseudonimin “Sheiku i verbër”, ai dyshohej gjithashtu për përfshirje në sulme të dhunshme në Egjipt e për bashkëpunim të afërt me Al Kaedën.

Shtuar më 18/02/2017, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori