Vrasja makabër e tre vajzave nga e ëma, ish bashkëshorti: “Ta vras dhe më pas të shkoj në burg”

Bashkëshorti i Roula Pispirigoi, e cila dyshohet se vrau tre vajzat e saj,  ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë.

Ai është pyetur nëse kishte kuptuar që diçka nuk shkonte gjatë gjithë kësaj kohe por Manu u përgjigj ashpër duke thënë se ishte i gatshëm të shkonte ta vriste dhe më pas të shkonte në burg.

“Po të mendoja se diçka nuk shkon, do ta kisha vrarë, nuk do të kishim arritur deri këtu, as derisa të arrestohej. Cili baba do t’i linte fëmijët e tij kështu? Nëse rezulton se ka vrarë dhe 2 fëmijët e tjerë, nuk dua asnjë dënim për të. Dua të shkoj në qelinë e saj, ta vras dhe më pas të shkoj në burg ”, u shpreh i nervozuar ai.

Ai foli gjithashtu edhe për vajzën 9-vjeçare e cila dyshohet të jetë viktima e fundit e Roula.

“Georginën e pashë në gjumë dy ditë para arrestimit të Roulës. Ajo ishte gjallë dhe Roula kishte fjetur, më tha diçka por nuk e mbaj mend. Georgina ka folur edhe për motrat e saj të vogla. E falenderoj për këtë dhe që ndihmoi në zbulimin e së vërtetës për gjithçka. Unë kam thënë se do të preferoja të largohesha dhe të ktheja fëmijët e mi ”, tha Manos.

Tri vajzat e familjes të moshës nga gjashtë muaj deri në nëntë vjeç, ndërruan jetë në një hark kohor prej 2 vitesh në mënyrë misterioze.

Pispirigou u akuzua pasi testet toksikologjike zbuluan praninë e ketaminës, një anestezi e përdorur kryesisht nga veterinerët në Greqi, në trupin e vajzës së saj të madhe Georgina, e cila vdiq në janar./albeu.com